Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke vënë në shënjestër zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Bashkinë e Tiranës.
Në qendër të kallëzimit është projekti për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.
Kallëzimi u depozitua nga dy përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Lulëzim Baumann.
Sipas përfaqësuesit të Diaspora për Shqipërinë e Lirë Florian Haçkaj, “kallëzimi është për shpërdorimin e detyrës pasi janë shpenzuar deri tani mbi 70 milionë euro”. “Dhe për shkak se nuk ka mbaruar jemi paditur në Strasburg e qytetarët shqiptare do paguajnë dy herë kosto. Dhe është një shërbim që nuk është vënë kurrë në punë”, tha ai.
Eksperti mjedisor: Prova ka. Lumi i Ishmit është prej 10 vitesh lumi më i ndotur në Evropë. Metalet e rënda i kalojë normat deri në 100 herë. Jo më larg ase në qendër të Tiranës, pranë Pallatit me Shigjeta ajo zonë është e kontaminuar deri ne grykë derdhje. Është lume vdekjeprurës. Është një katastrofë mjedisore. Në vitin 2014 filluan ndërtimet për impiantin e ujërave të zeza në Kashar, me parashikim për të përfunduar ne 2018. Sot ne 2025 akoma nuk është përfunduar dhe nuk ka asnjë përgjegjësi se kur do të vendoset në punë. Ndërkohë që ne qytetarët e Shqipërisë rreth 1 milionë direkt jetojmë përreth basenit dhe direkt ndikohemi çdo ditë nga ana shëndetësore sigurisht përmes ndotjes që i bëhet fushave, e ushqimeve që pastaj shiten në mbarë Shqipërinë. Ndaj sot kjo ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë denoncim për një Shqipëri më të pastër, për një lumë të Ishmit të pastër siç na e ka falur natyra…
(BalkanWeb)
