Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Sic raporton gazetarja e News24, Xhensila Kodra, flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut.
“Megjithëse në vendngjarje janë 6 zjarrëfikëse dhe 30 forca të këtij shërbimi, flakët nuk janë neutralizuar duke shkaktuar panik tek banorët dhe pronarët e magazinave”, tha gazetarja Xhensila Kodra, gjatë një lidhje me studion e News24.
Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.
