Digjet “Audi” luksoz në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Policia po heton për djegie të qëllimshme. Mësohet se pronari i mjetit luksoz ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania ku jetonte. Në pamjet e siguruara nga gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se makina ka pësuar djegie të mëdha duke u dëmtuar thuajse plotësisht.

Policia e ka marrë në pyetje për të zbuluar nëse kishte konflikte të mëparshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: