E gjithë bota e futbollit është në zi, pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena. Dwamena humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin, teksa u rrëzua papritur në tokë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, lojtari nuk mbijetoi dot. Futbollisti, i cili firmosi në Shqipëri para disa muajsh, kishte patur edhe më parë probleme shëndetësore, por kishte vendosur të mos hiqte dorë nga futbolli.

Sulmuesi nga Nigeria, Moses Simon i dedikoi dje golin Dwamenas. Goli i tij ishte i vetmi i Nantes në humbjen 3-1 ndaj Metz, në Ligue 1. “U prehsh në paqe, Raph” – shkruhej në fanellën e Simon. Kujtojmë që Simon ishte shok skuadre me Dwamena-n në vitin 2018 te skuadra e Levantes.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: