Dinamo mund 1-2 Atletik Eskaldes, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Konferencë Ligë.

Ritmi ishte i ulët në fillimin e ndeshjes në Andorrë, me të dyja skuadrat që hezitonin të dilnin përpara.

Rasti i parë konkret erdhi pas 30 minutash lojë. Një keqkuptim në prapavijën e vendasve mund të sillte golin e dinamovitëve, por mundësia nuk u shfrytëzua si duhet.

Në fundin e fraksionit, gjatë zhvillimit të një goditje këndi,  Viera tregohet i saktë me kokë, duke dërguar në festë tifozët e Eskaldes.

Me epërsinë minimale të skuadrës nga Andorra, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Dinamo barazoi shifrat në të 65-tën me Zabërgjën, i cili shënoi pas një gabimi të portierit.

Përmbysja e madhe do të vinte 5 minuta nga fundi, ishte pikërisht Qardaku që nuhati golin, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri ën fund. Dinamo merr kështu një fitore të rëndësishme dhe shkon e qetë në ndeshjen e kthimit.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb