Dinamo mund 2-4 Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Dinamovitët shënuan me Berishën, ndërsa u përgjigj Aliu. Ekipi i Ilir Dajës shtoi presionin dhe realizoi dy gola, me anë të Hoxhallari dhe Silva Richards.

Fadairo futi në lojë të kuqtë, në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, goli i Qardakut “vulosi” një herë e mirë fatin e këtij takimi. Dinamo ka 9 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani ka 4 pikë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb