Rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, duke sjelle dhe probleme.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një  pjesë e rrugëve të Shëngjinit janë mbuluar nga ujerat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke u kthyer në shqetësim për pushuesit dhe bizneset në ketë zonë turistike.

Kjo problematike është e vazhdueshme kur ka reshje shiu me intensitet të lartë, pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb