Bayern Munchen ka marrë një disfatë të papritur në shtëpinë e Frankfurtit, duke u mundur 5-1. Vendasit nga Frankfurt vendosën ndeshjen në shinat e duhura pasi shënuan 3 herë brenda 35 minutash. Marmoush hapi siparin e golave, ndërsa Dina dhe Larsson thelluan epërsinë. Kimmich zgjoi kampionët e Gjermanisë, me golin e tij në fundi ne fraksionit.
Pjesa e dytë nuk do sillte ndryshim të kahut të sfidës, pasi Dina dhe Knauff dërguan shifrat në 5-1. Me këtë rezultat, Bayern është në vendin e dytë me 32 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Sttutgart, në shtëpi. Frankfurt i vendit të shtatë luan në transfertë ndaj Leverkusen.
(J.S/BalkanWeb)
