Vijon për të 38-tën ditë protesta në Divjakë, ku qytetarët kundërshtojnë reformën e propozuar administrative-territoriale që parashikon bashkimin e Divjakës me Lushnjën.

Edhe pse numri i protestuesve mbetet i ulët, qytetarët qëndrestarë vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në shesh, duke kundërshtuar jo vetëm humbjen e institucioneve lokale, por edhe atë që e konsiderojnë si rrezik për identitetin e qytetit, të konsoliduar gjatë tri dekadave të fundit.

Pavarësisht ndërhyrjeve, presioneve dhe kërcënimeve, protestuesit vijojnë të përcjellin të njëjtin mesazh: “Divjaka bashki”.

Në fund të protestës, qytetarët kanë vijuar me marshimin në rrugët e qytetit, duke kërkuar që Divjaka të ruajë statusin e bashkisë dhe të mos përfshihet në një njësi të përbashkët administrative me Lushnjën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: