Real Madrid të enjten e ardhshme do të publikojë një dokumentar për “Champions League” e 13 të fituar sezonin e kaluar kundër Liverpool me rezultatin 3-1.


Një trofe tepër i veçantë, pasi ishte i 3 radhazi. Ndërkohë ka dalë në pah një pjesë e shkurtër e dokumentarit ku shihen disa momente tepër interesante.

Për t’u veçuar është ajo që Cristiano Ronaldo, futbollisti i transferuar në verë te Juventusi, u thotë shokëve të skuadrës në atë kohë te Real Madrid.

“Luajmë, fitojmë dhe bëjmë historinë tre herë radhazi, eh?”-thotë portugezi për të motivuar ekipin. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

(e.k/BalkanWeb)