Spanja U21 ka mposhtur Shqipërinë U21 me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar në Kordoba, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve. Një përballje e dominuar tërësish nga “ibërikët” të cilët nuk e vunë asnjëherë në diskutim triumfin.
Rastet kur skuadra e Alban Bushit doli nga zona ishin me pikatore, ndërsa spanjollët krijuan pafund. Në sfidën e sotme, Kombëtarja Shpresa kishte me vete edhe fatin, duke ia hedhur paq me vetëm 3 gola, përballjë një Spanje tepër të frikshme.
68 me 32 ishte përqindja e mbajtjes së topit, ndërsa gjuajtjet e spanjollëve ishin 19 dhe vetëm 1 për Shqipërinë.
Spanjë U21-Shqipëri U21 3-0
Ojarzabal 4′, Majoral 56′, Mir 90+3′
GOLI I MIR:
GOLI I MAJORAL:
Travesa shpëton portën e Selmanit, pas gjuajtjes së Soler në hyrje të zonës:
GOLI i OJARZABAL:
FORMACIONET ZYRTARE:
Spanja U21: Simon, Adames H, Mere, Nunez, Mafeo, Merino, Zubeldia Elorza, Ojarzabal, Fornals, Soler, Majoral.
Shqipëria U21: Selmani, Hakaj, Maloku, Tafa, Kryeziu, Sulejmanov (Çekiçi 79′), Ramadani, Bare, Doka, Durmishaj (Muçolli 60′), Abazaj (Sahiti 60′).