Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe manjati i teknologjisë Elon Musk surprizuan me një takim të papritur të dielën gjatë homazheve për Charlie Kirk, në Arizona. Dy figurat, që kohët e fundit ishin përfshirë në një periudhë të gjatë polemikash me akuza të ndërsjella pasi një projektligj krisi raportin mes dy aleatëve, u panë duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër. Kështu mes tyre u shënua një moment pajtimi publik në prani të mijëra amerikanëve.

Disa javë më parë, Trump kishte kritikuar Musk për vendimet e tij biznesore duke shtuar se përfitonte nga kontratat shtetërore, ndërsa Musk reagoi duke e akuzuar Trump për politikë përçarëse dhe për përfitime personale.

Përplasjet e tyre ishin bërë të dukshme në rrjetet sociale dhe në mediat e ndryshme. Elon Musk shkoi deri aty sa themeloi edhe një parti politike për t’iu kundërvënë presidentit amerikan. Ndërsa Trump e paralajmëroi me ndërprerjen e kontratave publike për makinat elektrike të kompanisë Tesla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb