Dortmund merr 3 pikë ndaj Mainz, teksa fitoi në transfertë më shifrat 0-2. Verdhezinjtë vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me Svensson dhe Adeyemi.
Në pjesën e dytë, në të 67-tën, Mainz mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të portierit Zentner. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund.
Dortmund është në vendin e dytë me 13 pikë të grumbulluara, dy më pak se Bayern që udhëheq kampionatin. Mainz është në vendin e 13-të.
