Dortmund ka treguar se kush janë të zotët e shtëpisë, teksa sonten ë Signa Iduna Park, në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Champions League mundi minimalisht 1-0 Chelsean.

Ekipi i Graham Potter do insistonte në pjesën e parë, madje do i afrohej golit me Joao Felix, por portugezi do ndalej vetëm nga traversa.

Kur nuk shënon, e pëson. Ky është rregulli i pashkruar i futbollit, i aplikuar në pjesën e dytë, kur verdhezinjtë shfrytëzojnë në maksimum një kundërsulm vrasës me protagonist absolut sulmuesi 21-vjeccar, Adeyemi, i cili me një sprint të jashtëzakonshëm lë mbrapa Enzo Fernandez dhe shënon. Takimi i kthimit do të zhvillohet pas pak ditësh, me Blutë e Londrës që do bëjnë të pamundurën të zhvlerësojnë këtë disfatë.

Benfica arriti një rezultat fantastik në Belgjikë ndaj Club Brugge, duke kaluar kështu me një këmbë në fazën tjetër, pas fitores 0-2, me golat e Joao Marios me penallti dhe Neres në fund.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb