Në Norvegji ndodhi një rrëshqitje e fuqishme dheu që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 100 mijë metrash katrorë, duke e zhytur atë në det.
Ngjarja dramatike ka përfshirë disa shtëpi që janë shembur dhe janë zhdukur nën ujë për vetëm pak sekonda. Pamjet filmike tregojnë se toka është shkëputur me shpejtësi nga gadishulli dhe është përmbysur në drejtim të detit.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, pasi banorët janë evakuuar në kohë nga autoritetet. Ekspertët thonë se kjo është një nga rrëshqitjet më të mëdha të viteve të fundit në Norvegji. Shkaktarët kryesorë mendohet të jenë reshjet intensive të shiut dhe struktura e dobët e tokës në atë zonë.
🇳🇴😱 In Norway, land was swallowed by the sea along with houses
A massive landslide sent a chunk of land the size of 14 football fields — around 100,000 square meters — crashing into the sea. Several residential houses collapsed with it.
Local media report this is one of the… pic.twitter.com/f1UG1pCPBk
— NEXTA (@nexta_tv) September 2, 2025
Autoritetet janë ende në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të parandaluar rrezikun e rrëshqitjeve të tjera. Ngjarja ka ngritur shqetësime në publik dhe ka hapur diskutime për nevojën e masave parandaluese ndaj fatkeqësive natyrore.
(Balkanweb)
