Nedim Bajrami ka hapur llogarinë me golat në ndeshjet zyrtare me ekipin e Sasuolos që në sfidën e parë të edicionit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar sot në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Kozencës.

I rreshtuar mes titullarëve, Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në fund të pjesës së parë të sfidës, falë një aksioni individual spektaklolar.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai dribloi tre lojtarë për t’u shfaqur i vetëm para portierit dhe më pas lëshoi një predhë drejt portës, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1./ Panoramasport

VIDEO

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb