TIRANË- Policia e Tiranës prangosi sot 11 persona për shpërndarje dhe përdorim droge, që u kapën gjatë një operacioni në lokalet e natës në kryeqytet. Mes tyre ishin 4 menaxherë lokalesh dhe një bashkëpronar si dhe kamerierë.
Në operacion morën pjesë specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës.
Në pamjet filmike të kapura nga vetë policia duket momenti efektivët hyjnë rrufeshëm në një lokal dhe më pas polici urdhëron një prej të dyshuarve të kthehet me kurriz, t’i vërë duart në mur dhe të hapë këmbët. Por kështu nëpër tavolinat e klientëve, policia iu ka kërkuar të hapin edhe portofolët për të parë nëse kishte drogë.
Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge”.
Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
(m.k/BalkanWeb)
