Artan Gjermeni dha dorëheqjen sot si avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas rrëzimit të kërkesës nga gjykata që klienti i tij Erion Veliaj të njihej me aktet e dosjes.

Në programin e drekës në News24 me Ola Bruko, avokati tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të dërguar në gjyq dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Artan Gjermeni: Kam marrë një perceptim të plotë për nivelin e provave. A ka mjaftueshmëri provash për të mbështetur akuzën për dërgimin e çështjes në gjykim? Për mua nuk ka. Duhet të ketë një lidhje shkakësore midis veprimit të caktuar, të firmosjes së një fature rutinë dhe të një pasoje përkatëse. Pra, mungon lidhja shkakësore.

Kaq mund të flas sot edhe për atë premtim që i kemi dhënë SPAK që nuk do të nxjerrim asnjë informacion të detajuar.

Artan Gjermeni: Dhashë dorëheqjen në këtë fazë të procesit edhe si një reagim ndaj mospranimit të një kërkese elementaretë ligjshme, Të njihmen me aktet e dosjes thotë Veliaj. Kur kjo kërkesë u reagua, ky ishte dhe një lloj reagimi. Qëndrova në sallë deri në fund të gjyqit, edhe në 5 janar do të jem sërish në gjykim, derisa avokatja tjetër që është caktuar kryesisht, të jetë e mundur për artikulimin që do të bëjë për Veliajn. Në momentin që ajo artikulon dhe mbulon, në atë moment pushojnë funksionet e mia. Më tej do të konsultohem me atë nëse do të vazhdojmë bashkëpunimin apo jo. Elementarja në seancën paraprake është garantimi i të drejtave procedurale për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ligji e parashikon që çështja mund të pushohet në themel për mungesë provash, por një vendim i Gjykatës së Lartë i para 2 viteve doli mbi ligjin dhe thotë se në seancë paraprake nuk mund të bëhet pushimi i çështjes pa u analizuar provat.

Po të ketë ndonjë monitorim në të gjithë Republikën, a ka ndonjë çështje të pushuar në seancë paraprake nga gjyqtarët si filtër i hetimit? Zero. Nuk ka. Ose duhet të vdesë i pandehuri ose duhet të dalë një amnisti. Ligji nuk zbatohet më që të pushohet çështja në seancë paraprake. Gjykata e Lartë e zgjidhi në mënyrë për mua haptazi të padrejtë dhe ja pasojat në të gjithë sistemin. Seanca paraprake kur u vu kishte një qëllim, filterin e hetimit, ky filter mungon tashmë, s’ka më, e bëri Gjykata e Lartë, për mua gabuan rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb