Altin Ndoci u arratis ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit, duke shmangur policinë, ndërsa u prit nga një automjet me të cilin më pas u largua.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra, shfaqet momenti kur Ndoci vrapon me shpejtësi në parkingun e spitalit, për të shkuar drejt makinës që e priste për të kompletuar arratisjen e tij.

Sipas raportimeve të tjera Ndoci është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë-Durrës dhe dyshohet se fshihet në kryeqytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb