Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën e Kombit. Mësohet se një ambulancë është përmbysur në rrugë. Shkak dyshohet se është bërë akulli që ka përfshirë rrugën.

Gjithashtu ka ndodhur edhe një aksident zinxhir, disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe, paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb