Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e parë ka ndodhur tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, ku një automjet përplasi një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit mbeti i plagosur.

Ndërkohë që në aksidentin e dytë është përfshirë një kamion, me drejtues shtetasin me inicialet P.N., i cili ka përplasur çiklistin, shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shoferi u shoqërua në polici. Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga të dy aksidentet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: