Fitore 2-0 e Leverkusen ndaj Koln, në përballjen e Bundesligës, të mbajtur në BayArena. Miqtë rezistuan në pjesën e parë, por nuk e bënë dot diçka të tillë, në të dytën. Martin Terrier zhbllokoi shifrat në të 65-tën, me një lëvizje të bukur brenda zonës.
Goli i dytë do vinte në të 72-tën. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Andrich u gjend në vendin dhe kohën e duhur, duke shënuar me kokë.
Pas kësaj fitoreje “aspirinat” mbërrijnë në vendin e katërt, në Bundesliga.
