Liverpool ka marrë triumfin e dytë radhazi në Premier League, pas suksesit 0-2 në fushën e Sheffield United. The Reds hasën mjaft vështirësi në pjesën e parë dhe për të ardhur te goli u desh të kalonin 35 minuta lojë.

Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, një krosim i Alexander-Arnold gjeti krejtësisht të papërgatitur mbrojtjen vendase, me Van Dijk që me një të djathtë të fortë dërgoi sferën pas shpinë së portierit Wesley Foderingham.

Pavarësisht dominimit total të të besuarve të Klopp, fraksioni i parë përfundoi 0-1. Liverpool siguroi fitoren vetëm në fundin e ndeshjes falë golit të hungarezit Dominik Szoboszlai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb