Një video tronditëse është shfaqur në internet, ku një turist indian sulmohet nga një tigër teksa përpiqet të bëjë një selfie në një park turistik në Tajlandë.
Në pamjet filmike, burri shihet duke u ulur pranë tigrin, i cili është i lidhur me zinxhir, dhe mundohet ta përqafojë për një fotografi, ndërkohë që një punonjës i parkut duket se e shtyn kafshën me një shkop. Pas disa sekondash, tigri shpërthen dhe sulmon, duke e rrëzuar burrin dhe duke shkaktuar britma të forta. Videoja ndërpritet papritur, pa treguar se çfarë ndodh më pas. Sipas një postimi në platformën X, viktima ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Apparently an Indian man attacked by a tiger in Thailand.
This is one of those paces where they keep tigers like pets and people can take selfies, feed them etc etc.#Indians #tigers #thailand #AnimalAbuse pic.twitter.com/7Scx5eOSB4
— Sidharth Shukla (@sidhshuk) May 29, 2025
Publikimi i videos ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale mbi trajtimin e kafshëve të egra dhe përdorimin e tyre për fotografi apo argëtim. Fondacioni “Miqtë e Jetës së Egër” në Tajlandë ka theksuar se në shtatë vitet e fundit, numri i tigrave të mbajtura në robëri është trefishuar, për shkak të kërkesës në rritje për kafshë ekzotike, spektakle dhe tregti të pjesëve të tyre.
