Siç duket me një plan të mirëmenduar, policia ka bërë arrestime të dhunshme gjatë ditës së sotme më 16 tetor.

Efektivët kanë arrestuar një të ri në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, teksa e mbajnë nga duart.

I riu, duke folur për News24 tha se nuk ka bërë asgjë dhe tregoi se ishte duke ikur në punë.

“Nuk kam bërë asgjë. Po ikja në punë se punoj kamerier. Nuk kam bërë asgjë, vëlla”, deklaroi i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: