Pamjet që shihni vijnë nga vendi i krimit në Elbasan ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar me precedentë penale. Ngjarja ndodhi në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në një lokal në qendër të qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“BalkanWeb” mëson se pas një sherri me shishe dhe sende të forta, mbeti i vdekur Florian Lamçaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në komisariat mbahen të shoqëruar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Thuhet se Lamçja ishte person i dyshuar për disa vrasje me pagesë. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: