FIER

Një zonjë e moshuar e komunitetit rom e moshës rreth 70  vjec  ka humbur prej 2 ditësh në fushën e mbetjeve në Fier .

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se zonja ka humbur ditën e djeshme rreth orës 12, kurse ka humbur kontaktet me familjarët . Sipas familjarëve, zonja vuajte edhe nga tensioni, por mblidhte mbetje të riciklueshme tek fusha e mbetjeve për të blerë ilaçe.

Tek fusha e mbetjeve në Fier ka shkuar për inspektim edhe policia Fier . Një përfaqësues i komunitetit rom, Lulzim Ymeraj apelon për ndihmë dhe për polumbarë.

Bëhet me dije se gruaja që ka humbur quhet Xhevrie Verlaci.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb