Në orën 10:00 ka nisur komisioni i Ekonomisë, ku duhej të ishte zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës për të raportuar në lidhje me Buxhetin 2026, por Balluku nuk është paraqitur.
Gazetarja Erjola Jata raporton se kjo ka shkaktuar reagime të forta nga opozita të cilët kanë kërkuar prezencën e saj që të japë llogari në lidhje me vjedhjet të kryera me firmën e saj
Kanë qenë deputetët e opozitës Igli Cara dhe Eno Bozdo të cilët kanë kërkuar që ministrja të jetë në komision, pasi sipas tyre është komisioni më i rëndësishëm për buxhetin.
Edhe pse opozita ishte kundër u vendos që buxheti do të prezantohet nga ana e zëvendësministres.
Ndërkohë edhe ditën e djeshme në komisione kanë qenë ministrat ata që kanë raportuar në lidhje me buxhetin, rregull që duket se nuk do të ndiqet nga Balluku.
Kujtojmë se para dy javës zëvendës kryeministrja u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme sa i përket shkeljes së barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë.
