Dy krijesa krejtësisht të ndryshme, por kanë zgjedhur të bashkëjetojnë dhe të jenë si një “familje” për njëri-tjetrin.
Kjo është historia e një gomari që u arratis nga ferma pesë vjet më parë në Kaliforni dhe është gjetur “duke jetuar jetën e tij më të mirë” përkrah një tufe drerësh të egër.
Një alpinist pa gomarin “Diesel” në mesin e drerëve dhe postoi videon në rrjetet sociale. Pronarët Terrie dhe Dave janë të bindur se kafsha në pamje është gomari i tyre i humbur në vitin 2019. Ai duket pjesë e pandarë e tufës, i ndryshëm në fizik por ka reflekse dhe sillet si ata.
View this post on Instagram
Ata thanë se ndjehen të lehtësuar që tani ai është i sigurt dhe kanë vendosur ta lënë të vrapojë i lirë me familjen e tij të sapogjetur, në pyje e male.
“Ai është i lumtur. Duket që është i shëndetshëm dhe për ne ishte thjesht një lehtësim”, tha Terrie.
Megjithatë ish-familja e gomarit ka një peng, ata nuk e dinë çfarë e bëri kafshën të ikte prej fermës së tyre dhe të zhdukej në pyll për 5 vite.
(BalkanWeb)