TIRANE- Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një debat i ashpër mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministit Sali Berisha. Gjatë ndërhyrjes “live” me telefon në emision, Berisha e ka quajtur gënjeshtar e vrasës gazetarin, Hoxha. Debati degradoi më shumë me akuza dhe kundër akuza të ashpra midis tyre.
Gjatë emisionit gazetari, Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës se një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë është spiun.
Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje. Hoxha tha se Berisha vrau Azem Hajdarin dhe u shpreh se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të tij si Pinoceti, 85 vjeç në burg. Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpunëtor i Haklajve.
DEBATI I PLOTË:
(I.Ç/BalkanWeb)
