Deputeti demokrat, Luan Baçi nga ambientet e burgut në Fier, ka folur për News24 pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Ervin Salianjit.

Ai e ka cilësuar arrestimin e tij si një akt politik dhe Salianjin si një “të burgosur politik”. Sipas Baçit, burgosja e politikanëve të opozitës është pjesë e një strategjie për të goditur zërat kundërshtarë. Ai shtoi se Salianji mezi pret të rikthehet në radhët e PD për të vijuar betejën opozitare.

Luan Baçi nga burgu i Fierit, prononcim për News24: Salianji ka qenë një i burgosur politik. Kjo burgosje është vazhdimësi e burgosjes të politikanëve të opozitës nga regjimi. Ervin Salianji u burgos padrejtësisht. E kam takuar, jam futur brenda në ambientet e burgut. Me padurim pret të dalë, që t’i bashkohet ekipit të PD-së, që të vijojë luftën opozitare, që Salianji ka dhënë shembull se e bën mirë, si rrallë kush. E prisnim lirimin, sepse çdo i dënuar që bën 2/3 e dënimit pritet të lirohet.

Salianji ishte i burgosur politik. Salianji u hoq nga skuadra e PD dhe kjo ishte një goditje për Partinë Demokratike. PD ka marrë shumë goditje, ne kemi kryetarin demokrat Sali Berisha që thirret në SPAK, edhe Fatmir Mediu goditet nga regjimi, edhe Ilir Meta. Të gjitha kanë qenë goditje të opozitës, për të përjetësuar pushtetin e Ramës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: