Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar 2-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por djali ka humbur jetën në spital.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte shumë e rëndë,  për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia dhe fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb