Fatkeqësia që ndodhi  nga Cunami në vitin 2011 në Japoni, kur vendi u godit nga një tërmet nënujor i shkallës 9 Rihter nuk harrohet lehtë. Tërmeti shkaktoi nj Cunami të përmasave apokaliptike. Kjo video është një dëshmi sesi makinat fluturonin nga dallgët në dhjetra metra lartësi.

Fotografitë e tmerrshme dhe imazhet e apokalipsit në të cilën humbën jetën mbi 200 mijë njerëz mund të gjenden në internet. Por kjo video që është hedhur këto ditë në kanalin YouTube bëhet për herë të parë publike.

Një qetësi në qytet dhe befas vijnë dallgët që rrëmbejnë gjithçka gjejnë përpara.

Kujtojmë se si rezultat i tërmetit, shpërthyen edhe tre reaktorë të centralit “Fukushima Daici”, gjë që shkaktoi edhe një katastrofë bërthamore.

https://www.youtube.com/watch?v=t30PTbS4cW8#t=57

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: