Teuta ka surprizuar Tiranën në transfertë. Ekipi durrsak mundi 0-2 bardheblutë, në ndeshjen e Superligës.

Emiliano Vila do dërgonte në festë tifozerinë mike me golin e tij pas 10 minutash lojë. Sfida do komplikohej shumë për “Djemtë e Detit” pas minutës së 73-të, pasi Gruda del me karton të kuq.

Ai që do vuloste një herë e mirë fatet e këtij takimi do ishte Emiliano Vila, me golin e tij në fund. Teuta renditet në vendin e gjashtë, ndërsa ekipi i Shehit kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se ndjekësi.

 

Befasi edhe në Shkodër. Vllaznia pësoi disfatë 0-1 nga Kastrioti. Mihana bëri gjithçka mirë pas 30 minutash lojë, duke çuar sferën në rrjetë. Me këtë rezultat, shkodranët janë në vendin e 3-të, krutanët mbyllin klasifikimit.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb