Partizani ka fituar sot derbin me Dinamon, duke prerë biletën për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

PARTIZANI-DINAMO 1-0 (1-1)
44′ Skuka

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren dhe kualifikimin e Partizanit.

90’+5’ Devolli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj anësorit, pas një rivënie fundore në favor të Partizanit.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Çinedu provon roveshatën në zonë, por në vend të topit godet Bitrin në fytyrë. Ndëshkohet Çinedu me të verdhë, por edhe Liço për protesta.

84’ Gabim në mesfushë i Dinamos. Liço nis topin drejt Mirosavljev dhe sulmuesi shfaqet para Harizaj. Por ky i fundit ndal fillimisht lojtarin serb e më pas edhe mesfushorin me devijime me këmbë jashtë zonës së tij.

https://streamable.com/u3lx9u

 

83’ Partizani vetëm mendon të largojë topin në këto minuta duke u tërhequr plotësisht në mbrojtje e duke i lënë iniciativën Dinamos.

80’ Largohet nga fusha Demiri te Dinamo, me Çnedu i cili merr vendin e tij.

79’ Hadroj dhe Rrapaj lënë fushën e lojës te Partizani, ndërsa aktivizohen në vend të tyre Sota dhe Liço.

77’ Kundërzbritje e shpejtë e Dinamos që shfaqet shpejt në anën tjetër. Denison gjuan në portë, por Hoxha i mohon golin me tentativën e tij.

 

https://streamable.com/o30gcb

76’ Zhunior niset drejt Portës por ndalet nga Imami me një rrëshqitje vendimtare ndaj brazilianit.

75’ Denison finalizon një aksion të shpejtë, duke gjuajtur drejt portës nga e majta e sulmit, sfera përfundon direkt në duart e Hoxhës.

71’ Rexhinaldo kërkon penallti pas një përplasje në zonë me Belicën, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

68’ Skuka largohet i dëmtuar, në vend të tij hyn në fushën e lojës Mirosavljev.

66’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mihanës.

63’ Dinamo bën tre zëvendësime njëherësh. Profani, Lilaj dhe Bardhi largohen duke i bërë vend Mihanës, Siljanovskit dhe Maliqit.

62’ Skuka ka mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen teksa pas një shpërthimi në të majtë del para Harizajt, por gabon duke gjuajtur jashtë, ndërsa kishte mundësi pasimi për Zhunior i cili ishte i vetëm në qendër.

https://streamable.com/rcz0zb

58’ Lëvizja e parë e Partizanit është largimi i Kallakut nga fusha e lojës, duke i bërë vend Zhunior. I nervozuar fantazisti i të kuqve i cili shkon dhe ulet direkt në pankinë.

57’ Përsëri Ibraimi nga distanca, këtë herë topi i goditur prej tij shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Hoxhës.

54’ Goditje dënimi pranë zonës e Ibraimit, gjuajtja e tij kalon murin dhe niset drejt trekëndëshit të portës. Por Alban Hoxha është i vëmendshëm dhe ndalon gjuajtjen e kapitenit të Dinamos.

54′ Ndëshkohet Belica me karton të verdhë për protesta.

53’ Bardhi gjen hapësirë në krahun e djathtë dhe merr fundoren, harkimi i tij në qendër largohet nga Bitri me një devijim vendimtar.

47’ Mala i afrohet golit të dytë për të kuqtë. Pas një aksion të gjatë, mesfushori gjuan nga e majta, sfera devijohet rrezikshëm nga Sofranac duke kaluar pranë vijës fatale të portës së Harizajt, por askush nuk e shtyn në portë.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në të dy ekipet.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Partizanit.

45’+2’ Ndëshkohet me karton të verdhë Harizaj, i cili detyrohet të dalë nga zona e tij për një dyluftim me Skukën dhe prek topin me dorë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ GOOOL Partizani. Skuka depërton me shpejtësi në qendër, gjen hapësirën për të majtën e tij dhe mposht Harizajn.

42’ Goditje dënimi e rrezikshme e Dinamos nga e majta, topi harkohet në zonë por tentativat radhazi të bluve nuk kalojnë murin e mbrojtjes me Bitrin i cili në fund largon rrezikun.

36’ Rrapaj nis një top të gjatë për Skukën, Harizaj del nga zona dhe largon sferën para sulmuesit të Partizanit.

33’ Denison vallëzon mes mbrojtësve kundërshtare dhe gjen hapësirën për të gjuajtur në portë por duke dërguar sferën në duart e Hoxhës.

29’ Bitri është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rexhinaldos në mesfushë.

24’ Mungojnë rastet në të dy portat në këto minuta, me skuadrat që janë më të përqendruara në fazën mbrojtëse duke mbajtur forca të shumta mbrapa.

17’ Top nga thellësia për Malën i cili shfaqet para Harizajt, por gjuajtja me kokë përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Dinamos.

16’ Harkim nga e djathta i Markut, Cara në shtyllën e dytë gjuan me kokë, pro nuk ka shënjestrën për të dërguar topin në katërkëndor.

11’ Shumë luftë në minutat e para, me skuadrat që mundohen të mos lejojnë asnjë hapësirë për të rrezikuar, duke bërë që deri tani të mos ketë asnjë tentativë drejt portës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb