Një lokal është shkatërruar pas shpërthimit me eksploziv në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se shënjestër e atentatit ishte lokali “Odeon 2” në Radhimë.

Sasia e eksplozivit ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, teksa gjithë pjesa e përparme e lokalit me xhama është shkatërruar. Pistat e hetimit janë ajo e konkurrencës dhe ajo e një konflikti pronësie.

Bëhet fjalë për sasi të madhe eksplozivi që ishte vendosur në hyrje të lokalit. Policia e Vlorës ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në objekt dhe zonën përreth.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: