Ekzekutori i gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Elvis Shkambi qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, e më pas ka dorëzuar armën tip pistoletë pranë sekretares gjyqësore.
Policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.
Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin. Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen te Spitali i Traumës në kujdesin e mjekëve.
