El Clasico i takon Real Madridit, me të besuarit e Xabi Alonsos që fituan 2-1 ndaj Barcelonës, në sfidën e mbajtur në Bernabeu. Mbappe zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, me një të djathtë tokazi, me topin që përfundoi pas shpinës së Szczesny.

Barça përfitoi pas një gabimi në prapavijën madrilene dhe me Fermin Lopez, çoi shifrat në 1-1.

 

 

Spektakli i pjesës së parë nuk kishte mbaruar ende, pasi Bellingham “ndezi” festën e Los Blancos në shkallët e stadiumit. Në fillimin e pjesës së dytë, Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Real Madrid mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, duke triumfuar dhe duke shkuar në kuotën e 27 pikëve. Ekipi i Flick ka 22 pikë dhe është në vendin e dytë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb