Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.
Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.
Më shumë detaje për gjendjen e të lënduarve dhe rretHanat në të cilat ndodhi ky aksident priten në në vijim. Ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike .

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb