Elbasani mundi 1-2 Flamurtarin në Vlorë. Golat për skuadrën nga Elbasani u realizuan nga Lajthia, përkatësisht në minutat 5’ dhe 63’. Ramani ngushtoi shifrat në të 65-tën, por vetëm kaq, pasi vendasit nuk dolën dot me pikë nga ky takim.
Elbasani është në vendin e dytë me 52 pikë. Flamurtari mbyll klasifikimin me 24 pikë. Të dielën luhen ndeshjet e tjera të Superiores.
