Elbasani kalon pengesën e Dinamos duke e mposhtur 2-0. Vendimtarë në këtë takim rezultuan golat e Diallo, të realizuar në minutën e 5-të dhe 25-të.
Dinamovitët u përpoqën që të reagonin, por e patën gati të pamundur. Skuadra nga Elbasani e sheh veten në vendin e 3-të me 38 pikë. Në vendin e katërt është Dinamo me 33 pikë.
