Egnatia u mund 5-0 në Islandë ndaj Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë eleminohen kështu nga ky kompeticion, edhe pse kishin fituar 1-0 në takimin e parë.

Vendasit u hodhën në sulm menjëherë dhe e panë veten në avantazh pas çerek ore lojë, falë golit të Thorsteinsson.

Einarsson dyfishoi shifrat pak më vonë, duke ndëshkuar kështu skuadrën e Edlir Tetovës.

Thorsteinsson dhe Einarsson kompletuan dopietat personale, brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Omarsson çoi shifrat në 5-0.

Egnatia eleminohet nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, por do të vazhdojë rrugëtimin europian në Conference League, në turin e dytë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb