Ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror 2026, me një ceremoni hapëse spektakolare në stadiumin legjendar Estadio Azteca, duke sjellë emocione të mëdha për tifozët e futbollit në mbarë globin. Ceremonia kombinoi muzikën, kulturën dhe pasionin e madh për futbollin, sportin më të ndjekur në botë.

Ylli kolumbian Shakira ishte protagoniste e mbrëmjes, teksa performoi në duet me Burna Boy këngën zyrtare të Botërorit, Dai Dai. Interpretimi i tyre elektrizoi atmosferën në stadium dhe u prit me entuziazëm nga mijëra tifozë të pranishëm, si dhe nga miliona shikues që e ndoqën ceremoninë në të gjithë botën. Takimi i parë i kompeticionit është Meksikë-Afrikë e Jugut.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb