ITALI

Më 28 qershor të vitit të kaluar balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu kurorëzoi dashurinë disa vjeçare me partneren e tij, franceze Charlotte, buzë liqenit të Braçiano-s në periferi të Romës.

Në ceremoninë e martesës morën pjesë emrat më mëdhenj të botës së artit, medias, sportit dhe politikës, si: Maria de Filippi, Ermal Meta, Klaudia Pepa, Ambeta Toromani etj.

Sot që ka kaluar një vit nga ajo ngjarje e rëndësishme e jetës së tyre, Kledi ka zgjedhur të urojë bashkëshorten publikisht me një video emocionuese me momentet më të veçanta të dasmës, nga përgatitjet deri te betimet e dashurisë që i japin njëri-tjetrit. Videon e postuar në llogarinë e tij në Instagram, balerini e shoqëroi edhe me një dedikim të ndjerë e romantik.

“28•06•2018. Kaloi një vit nga ai moment i paharrueshëm. Kujtoj ende emocionet e papërshkrueshme kur të prisja të vije drejt meje… E BUKUR … si gjthmonë. Të dua Charlotte!- shkruan balerini i njohur shqiptar në Instagram. Kujtomë që çifti kanë edhe një vajzë 3 vjeçe.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb