Empoli i ka rrëmbyer një pikë Lazios, duke barazuar në fund shifrat në 2-2. Ekipi i Mauricio Sarrit u duk sikur po shkonte drejt një fitoreje të sigurtë pas golave të Anderson dhe Zaccagni, saktësisht në minutën e 2-të dhe 54-të, por nuk ndodhi kështu, pasi mysafirët nuk u dorëzuan.

Të besuarit e Zannetit hapen llogaritë e takimit me Caputon në minutën e 83-të, ndërsa Marin në fund “tronditi” kryeqytetasit lacial.

Sa i takon shqiptarëve, Elsi Hysaj u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa në krahun tjetër titullar ishte Ismajli, minutat nuk munguan as për Bajramin (luajti në fraksionin e dytë).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: