Era e fortë ka hedhur në tokë konstruksioni metalik të tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier. Përgjatë gjithë orëve të pasdites qyteti i Fierit është shoqëruar nga një mot me erë të fortë, deri në 50 km në orë, duke sjellë edhe dëme në mjediset e stadiumit.

Gazatari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Deri më tani nuk bëhet me dije për të tjera dëme nga moti me erë, ndërsa problematika të vogla janë shkaktuar në linjat përcjellëse të energjisë elektrike, të cilat kanë bërë që të zbresin në terren grupet e punës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb