Një stuhi e fuqishme goditi të shtunën e kaluar qytetin General Villegas në provincën e Buenos Aires dhe zonat qendrore të Argjentinës. Qielli u errësua papritur dhe brenda pak minutash, një masë e dendur stuhie, një “mur” i frikshëm pluhuri i shoqëruar me erëra të forta – mbuloi të gjithë qytetin, duke e kthyer peizazhin në një skenë apokaliptike.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik kishte lëshuar paralajmërim portokalli dhe të verdhë për reshje të dendura, erëra të forta dhe mundësi breshëri. Si pasojë e stuhisë, rreth 80% e qytetit mbeti pa energji elektrike, sipas autoriteteve lokale, pasi linjat e tensionit të lartë u dëmtuan rëndë.
Erërat e forta rrëzuan pemë, shkatërruan shtylla elektrike, çuan dëmtime në çati shtëpish, ndërsa rrugët u mbushën me mbeturina dhe u përmbytën, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ekipeve teknike.
Banorët u mahnitën dhe u frikësuan njëkohësisht nga masa e dendur e reve që po afrohej me shpejtësi drejt qytetit. Shuplakat e erës kaluan zonën me vrull të madh dhe u lanë banorëve shumë pak kohë për t’u mbrojtur.
Megjithatë, pavarësisht ashpërsisë së stuhisë, autoritetet njoftojnë se nuk pati nevojë për evakuime dhe nuk u raportuan të lënduar. Zjarrfikësit u përqendruan në largimin e pemëve të rrëzuara dhe në pastrimin e rrugëve, ndërsa kompania e energjisë filloi që në mëngjesin e së dielës punimet për rikthimin e rrymës.
