Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse tashmë është larg politikës dhe i hetuar nga Prokuroria shqiptare në lidhje me trafikun e drogës, sot ka zgjedhur  një video për të uruar shqiptarët në festën e flamurit.

Tahiri  ka uruar në rrjetin social “Facebook” 28 nëntorin  më një këngë të kënduar nga Golik Jaupi, në një takim ku ish-ministri ka zhvilluar kohë më parë në Progonat të Tepelenës.

Ai iu këndon burrave të zonës, ndërsa prezent është edhe vetë Tahiri.

“Eshte e jona Shqiperia ?????? Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri në përshkrimin që shoqëron videon.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb