Sot ishte një ditë e paharrueshme për Etrit Berishën. Portieri shqiptar bëri heroin për Haken, që fitoi Kupën e Suedisë.

Ndaj kampionëve të Malmos, gjithçka u vendos përmes penalltive. Ishte Berisha që mori në dorë fatin e skuadrës së tij duke shënuar një gol dhe duke pritur dy penallti.

Pasi koha e rregullt dhe shtesa kishin përfunduar në barazim 0 me 0, 11-metërshat vendosën fituesin e trofeut të Kupës. Nga aty, Berisha u tregua i saktë në penalltinë e goditur vetë ndërsa priti edhe dy të tjera.

Ky rezultat ndaj kampionëve të Suedisë rikthen momentet e bukura te Berisha, që po luan futboll nga prilli. Kujtojmë se gardiani kuqezi ishte pa skuadër nga fillimi i sezonit dhe deri në prill ku firmosi me Haken.

Goli i Etrit Berishës:VIDEO

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb