Austin FC barazoi pa gola ndaj Los Angeles, në kampionatin amerikan. Në minutën e 62-të, Myrto Uzuni shënoi një eurogol për Austin, por festa nuk zgjati shumë, pasi goli u anulua me VAR për shkak të një faulli në sulm të shkaktuar para goditjes së sulmuesit kuqezi.

Futbollisti luajti minutat e plota ndërsa pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.8. 30-vjeçari, në sezonin e dytë me amerikanët, numëron 5 gola. Kujtojmë që Uzuni është pjesë e Shqiprisë për ndeshjen e Play Off të Botërorit ndaj Polonisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb